Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka treguar në emisionin “Zona Zera”, se Sali Berisha e telefonuar, duke i kërkuar të rikthehet në PD.
“Unë jam i përjashtuar nga PD, kurse Topalli, Patozi, Imami nuk janë të përjashtuar nga PD, por janë larguar. Dyshja Basha- Gaz Bardhi kërkonte 27 vota pro përjashtimit tim, pra të gjithë, edhe pse dy vetë kanë qenë kundër përjashtimit tim. Berisha më ka kontaktuar mbrëmë. Më tha je i mirëpritur të kthehesh. Do të jem në Kuvend, po i përgjigjem ftesës së tij për të marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit,“-tha Murrizi.