-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyratari ukrainas në Beograd: Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ndyshon

Kryesoret

Ukraina nuk do të ndryshojë pozicion në njohjen e Kosovës, ka thënë zv/ambasadori ukrainas në Beograd, Marko Martiniuk.

“Pozicioni ynë është parimor dhe ne respektojmë integritetin territorial të Serbisë, andaj edhe presim që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, ka thënë ai, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

Pyetur nëse beson që Serbia do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse ai u përgjigj pozitivisht.

Njëjtë si ambasadori edhe zv/ambasadori  ukrainas mohoi se Ukraina do të mund të lëvizë drejt njohjes eventuale të Kosovës, ndonëse Kosova i ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar popullit ukrainas dhe luftë popullore për liri, derisa Serbia ka refuzuar edhe t’i komentojë edhe masakrat më brtuale si ajo e Buças.

Mes tjerash ai falënderoi Serbinë për votimin e rezolutave në Kombe të Bashkuara ku dënuan agresionin rus në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit