Një automjet ka goditur një fëmijë, rreth 5 vjeç në Delvinë.
Fëmija është paraqitur në spital për të marr mjekime. Ai ka pësuar dëmtim në kokë dhe shpinë.
“Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Delvinë. Fëmija është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandë me plagë në fytyrë dhe në shpinë
Dyshohet se i mitur me iniciale M. M., 5 vjeç banues në Delvine është goditur nga një automjet. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, por kërkohet trajtim spitalor. Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet,” ka njoftuar policia.
Mësohet se edhe drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit në gjendje shoku pas ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se fëmija ka dalë në rrugë pa e parë mjetin që lëvizte.