Policia ka bastisur një lokal në Skenderaj ku po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Si rezultat i bastisjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, pesë aparate, tre monitorë, tre kompjuterë, një printer, një skaner, dhe prova tjera që lidhen me veprën penale.
Për rastin, një person dyshuar është intervistuar nga policia, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.