-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E dërguara e DASH i shkon në zyrë Edi Ramës

Kryesoret

Në orën 09:00, ndihmës sekretarja amerikane e shtetit në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, së bashku me Yuri Kim, kanë mbërritur në zyrën e Edi Ramës në Kryeministri.

Donfried mbërriti në Tiranë mbrëmjen e së enjtes pas takimeve që pati në Kosovë e pastaj në Maqedoninë e Veriut. E dërguara e DASH u takua gjatë mbrëmjes me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili gjithashtu zhvilloi takim në Shqipëri, në kuadër të anëtarësimit të vendit në BE. Në takim të pranishëm ishin edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndërkohë, pas takimit me Edi Ramën, Donfried pritet të takohet dhe me 3 zyrtarët demokratë, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn.

Takimi mes Donfried dhe Alibeajt pritet të zhvillohet në orën 10:45 në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë vizitës së saj, ajo do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. E po ashtu, pritet të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit