-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E dërguara e DASH takohet sot me Ramën e Alibeajn

Kryesoret

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas takimeve në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, mbërriti mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku mësohet se është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili gjithashtu zhvilloi takim në Shqipëri, në kuadër të anëtarësimit të vendit në BE. Në takim të pranishëm ishin edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ajo do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me 3 zyrtarët demokratë, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn.

Takimi mes Donfried dhe Alibeajt pritet të zhvillohet në orën 10:45 në Kryesinë e Kuvendit. Më pas, zyrtarja pritet të shkojë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama në orën 12:00. Gjatë vizitës së saj, ajo do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. E po ashtu, pritet të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit