-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Perez i përmbush ëndrrën e jetës Luka Modriçit

Kryesoret

Është lajmi më i mirë që tifozët madrilenë mund të lexojnë tani, përveç ndeshjes së nesërme të La Liga-s në “Bernabéu” dhe rikthimit të ëndrrave kundër City të Guardiolës (të mërkurën e ardhshme, ora 21:00).

Luka Modric, 36 vjeç, tashmë ka rënë dakord me klubin për të rinovuar kontratën e tij deri më 2023. Përveç kësaj, dhe siç ishte në gjendje të mësonte AS, pas takimit të zhvilluar së fundi mes dy palëve, kroatit iu sigurua opsioni për t një vit më shumë se kaq, sipas disa parametrave të performancës sportive.

Domethënë, nëse Luka do të vijonte me paraqitje të ngjashme me sezonin aktual (38 ndeshje, 3 gola, 9 asiste), atëherë do ta vishte fanellën e bardhë automatikisht edhe një vit, deri më 2024.

Një marrëveshje që lë të qetë “10” e bardhë, ëndrra e të cilit ishte të vazhdonte të luante edhe në të ardhmen në “Bernabéu” e ri, sidomos në një vit kaq të veçantë si kapiten i Kroacisë në Botërorin e Katarit. Ai ende ndihet plot energji dhe motivim. Për këtë arsye, kështu do të plotësohet dëshira e tij për të vazhduar zhvillimin e karrierës profesionale në Madrid, për aq kohë sa ta lejojë trupi i tij.

AS siguron se ëndrra e madhe profesionale e Modric është të tërhiqet nga futbolli aktiv te Real Madridi. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të kujdeset për veten në një mënyrë thuajse fanatike, deri në atë pikë sa të jetë pikë referimi për lojtarë si Camavinga apo Fede Valverde, të cilët po luftojnë për të gjetur një vend në atë mesfushë të fortë, që kroati e kompleton me Casemiro dhe Kroos.

Mendimi i Ancelottit (për italianin, Luka është i pazëvendësueshëm për momentin) dhe “Bernabeu” kanë ndikuar shumë në vendimin e klubit, duke qenë se ovacionet në këmbë dhe brohoritjet me emrin e tij kanë qenë të zakonshme në ndeshjet e mëdha të këtij sezoni (Atletico, PSG, Chelsea…)

Modric ka grumbulluar tashmë 430 ndeshje me fanellën e bardhë, që kur nënshkroi në vitin 2012 për 35 milionë euro, falë presionit të ushtruar nga José Mourinho për ta marrë atë nga Tottenham. Në fund, ky çmim ka qenë i volitshëm për një lojtar titullar në katër Ligat e Kampionëve të fituara nga viti 2014 deri më 2018, i cili tashmë ka 430 ndeshje, 31 gola dhe 70 asiste.

Pak njerëz e dinë përpjekjen që bëri kroati për të ardhur në Madrid. Daniel Levy, presidenti i klubit londinez, i kishte premtuar që në verën e vitit 2011 se, nëse Reali do të ripërsëriste interesimin më 2012, do ta shiste në mënyrë që të shkonte në ekipin e ëndrrave të tij.

Kjo kohë erdhi dhe duke mos e mbajtur fjalën presidenti, Modric vendosi të stërvitej vetëm, derisa Levy ta përmbushte atë që tha. Modric, vetëm 26 vjeç asokohe, u vu para një dileme të tmerrshme: “Ose më lër të shkoj në Madrid tani, ose do të largohem nga futbolli”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit