Vidhen mijëra euro në një familje në Kosovë. Ata kanë shfrytëzuar rastin kur familja doli për iftar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varosh të Ferizajt. Persona të paidentifkuar janë futur në shtëpinë e familjes Heta dhe kanë marrë shmën prej 12 mijë euro. Në momentin kur ka ndodhur grabitja shtëpia ishte bosh, pasi anëtarët e familjes kishin dalë për iftar.
Kryefamiljari Fadil Heta ka bërë dhe denoncimin në polici për grabitjen në fjalë.
Hetimet për ngjarjen vijojnë ndërkohë që ende nuk ka asnjë të ndaluar nga policia.