Behgjet Pacolli dhe familja e tij kanë dhuruar dy hektarë tokë për Bashkësinë Islame të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga vet BIK-u me anë të një komunikate për media.
“Pikërisht në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar një donacion vakëf prej dy hektarësh tokë nga familja Pacolli. Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash theksoi se është kënaqësi për të dhe për familjen Pacolli që të ndajë këtë parcelë për nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, falënderoi Behgjet Pacolli, si dhe familjen. Kjo parcelë e cila gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë do të shërbejë për ndërtimin e Qendrës Islame.