Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ditën e martë do të flasë me anë të një video konference në Kuvendin e Shqipërisë për situatën aktuale në vendin që ai drejton, i cili prej më shumë se dy muajsh është në luftë me Rusinë. Seanca do të nisë në orën 11:00 do të në rendin e ditës do të ketë vetëm këtë pikë.

Zelensky ka folur në disa prej parlamenteve të shteteve më të rëndësishme, por edhe organizatave më të mëdha në botë me anë të video-konferencave. Shqipëria ka shprehur që në fillim të luftës hapur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, ndërsa ishte edhe bashkëpendambajtëse me SHBA në rezolutën e miratuar nga OKB-ja mbi Ukrainën.