Moderatorja, Arbana Osmani ka një pasion të veçantë për kuzhinë dhe gatimin, së fundmi ajo ka gatuar një recetë për tua sugjeruar të ndjekësve të saj për iftar.
Arbana po gatuante Talateli me lule kungulli, pancetë dhe krem djathit.
“Ta keni si ide dhe për iftar meqë shume mi kërkoni recetat para iftarit”, ka shkruar Osmani krahas videos që ka postuar duke treguar sesi përgatitet ushqimi.
Në fakt ajo ka bërë dy gafa gjatë recetës të sugjeruar për besimtarët mysliman, së pari ka përdorur pjesë nga mishi i derrit (pancetë), dhe së dyti e ka shuar atë me alkool, verë të bardhë.
Të dy këto komponentë janë të ndaluar për besimtarët mysliman.