22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salla në këmbë, përlotet Jozefina Topalli: Jam pa fjalë

Kryesoret

Ish-n/kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli pranoi ftesën e Sali Berishës për të qenë në Kuvendin e sotëm. E përqafoi dhe më pas ngjiti shkallët e podiumit për të mbajtur fjalën. E emocionuar dhe përlotur nga mbështetja e demokratëve, Topalli u kërkoi ndjesë duke thënë se reagimi duhet të kishte ndodhur më përpara. Sulmi ishte i hapur dhe qartë kundër Lulzim Bashës, për të cilin tha se shkatërroi Partinë Demokratike.

Kur dola nga shtëpia për një moment po mendoja sikur një kuvend tjetër më parë të kisha dalë e të kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve. Po ju sot më latë pa fjalë dhe jam shumë mirënjohëse. 

Cili ishte fillimi i rënies sonë? Dita kur filluan të rrëzohen vlerat kur mbi të cilat u ngrit kjo parti. Kjo ka ndodhur dhe ne kemi heshtur. Pas 2013 tatëpjeta mori vrapin. Disa përcaktuan kryetarin e ri, me shpresë se e ardhmja do të na buzëqeshte. Por e ardhmja ishte rrokopujë. Pas 2013, PD-ja hyri në krizë të thellë.

Udhëheqja në parlament bënte pazare, kurse deputetët betejë me krimin. Ditë pas dite dhe vit pas viti në vend që të hapeshin u mbyllën. Në vend të dëgjimit të njëri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqësore. Çadra, bojkoti dhe fundja që nisi të quhej fitore” tha ajo.

Fjalimi i plotë i Jozefina Topallit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit