Autobusi “Go Green” i unazës në Tiranë që përfundoi mbrëmë në lumin e Lanës përballë pallateve “Agimi” ende ndodhet në vendin e ngjarjes. Paraditen e sotme pritet që autobusi të lëvizet, ndërsa makina tip “Benz” është hequr.
Ekspertët do të ndihmohen edhe nga kamerat e sigurisë për të mësuar dinamikën e saktë të ngjarjes që fatmirësisht përfundoi pa viktima.
Pesë persona, shoferi, faturino dhe një pasagjer i autobusit së bashku me dy të rinjtë, shoferin dhe pasagjerin e “Benz”-it ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
“Autobusi mori zvarrë veturën. Fat i mirë që urbani ngeci në brigjet e Lanës” tregoi një qytetar që pa ngjarjen dhe autobusin që përfundoi mbi Lanë duke u “kthyer” në urë.