Direkt pas përfundimit të Kuvendit Berisha i është drejtuar kutive të votimit për vendosur për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Ai dhe edhe një deklaratë për media ku u shpreh edhe për deputetët që nuk ihsin pjesëmarrës.
A është bashkim kur 60% e deputetëve nuk morën pjesë në Kuvendin e PD?
Berisha: Të garantoj se ky Kuvend ishte Kuvendi i bashkimit. Sot kishte qindra delegatë. Aty në listë kishte dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga ata që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Detyra ime, përqendrimi im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju e shihni. Jeni dëshmitar, xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar sesa e bashkuar është sot PD në bazë. Për deputetët- Një pjesë e mirë ishin, të tjerë nuk ishin. Ky tren nuk ndalet. Është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka kohë që të ndalet. Kush do që ti bashkohet është i mirëpritur. Ata që duan të përqendrohen në zgjedhjet e tyre, unë e respektoj.