Pas aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Mamurras, ku kamioni u përplas nga treni i pasagjerëve Shkodër-Tiranë, ka ndërhyrë policia për të gjetur shkaqet.
Fillimisht u dyshua për gjendje të dehur të drejtuesve të mjeteve, por policia ka hedhur poshtë këtë aludim nëpërmjet testit të alkoolit. Sipas tyre aksidenti ka ardhur për shkak se drejtuesi i kamionit nuk i dha përparësi rrugore trenit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:50, në Fushë Mamurras, treni i pasagjerëve me linjë lëvizje nga Tirana në Shkoder , i drejtuar nga shtetasi H.T. 67 vjeç , është përplasur me një kamion të drejtuar nga shtetasi D.M. 47 vjeç.
Si pasojë, nuk ka patur asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.
Të dy drejtuesit e mjeteve, pasi janë testuar me aparat alkool testues, nuk kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.
Shërbimet e policisë rrugore, kanë arritur të bëjnë spostimin e kamionit i cili kishte mbetur i bllokuar në rrugë, duke liruar rrugën dhe lejuar trenin me pasagjerë, që të vazhdojë lëvizjen drejt destinacionit të tij.
Në përfundim të veprimeve, ka rezultuar se, shkaku i përplasjes me dëme materiale, është mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.