-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rrëzua në podium, Berisha “nxehet” dhe heq xhaketën: PD nuk vdes kurrë

Kryesoret

Sali Berisha flet për bashkim, por fjalën në kuvendin kombëtar të PD-së e ka nisi me sulm të hapur kundër Lulzim Bashës duke u kthyer te e shkuara. Megjithatë, ai u shpreh se Partia Demokratike nuk vdes kurrë dhe për këtë arsye, “u riktheva”.

“Rruga e rithemelimit të PD-së ishte një rrugë që na u imponua. Kjo rrugë jetike dhe shpëtimtare për ne dhe demokracinë e vendit u imponua sepse ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë, në zhgënjim dhe dështim.

Të gjitha këto për shkak të një udhëheqje, Lulzim Bashës, që e konsideroi partinë si sipërmarrjen e tij private. Shkelmoi forumin dhe anëtarësinë e PD-së. Pas zgjedhjeve të 25 prillit që ishin më të dhunuarat, ky zotëri filloi pazaret me narko-qeverinë” tha ai.

Në nisje të fjalës në momentin që po ngjiste shkallët, ish-kryeministri u pengua duke u rrëzuar, por më pas hoqi xhaketën duke vijuar sulmet kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit