-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Sherri në restorantin grek, zbulohet kush goditi i pari

Kryesoret

Në shkurt të këtij viti, dy punonjës restorant në Greqi, një grek dhe një shqiptar janë përleshur me thika për shpërndarjen e porosive.

Në një video të publikuar nga mediat greke shihet teksa i riu grek ka goditur me kokë shqiptarin fillimisht dhe gjatë përleshjes dhe daljes nga dyqani, autori ka përdorur një thikë të cilën e ka marrë nga një tavolinë në restorant duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

Policia gjeti në vendngjarje, dy thika identike, me gjatësi tehu 11 cm dhe dorezë 10 cm. I plagosuri u dërgua në spitalin “Agia Varvara” për ndihmën e parë, ku, siç rezultoi nga dokumentet mjekësore, u konstatua se ka një dëmtim në trup. Ai është urdhëruar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka rezultuar se ka marrë një plagë prej 4 cm në zgavrën e majtë të kraharorit, paralel me shtyllën kurrizore dhe në një distancë prej 5 cm prej saj, e cila është shkaktuar nga një prerje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit