-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari i DASH-Kurtit: Përparoni në dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet që ka thënë se çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës është përparimi në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se e ka falënderuar Kurtin për pritjen e shtetasve afganë dhe se ka ritheksuar përkushtimin e vendosur të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Më vjen mirë qe e takova kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës” ka shkruar Chollet.

Për takimin ka njoftuar edhe Kurti. Ai ka shpërndarë postimin e Chollet, duke thënë se presin vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me SHBA-të për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta

“I nderuar nga ftesa e Derek Chollet në Departamentin e Shtetit për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me SHBA-të për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, ka shkruar Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1520305957896663041?s=20&t=ryz6APCMW952ctwPWugp2g

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit