Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, qytetarët kanë marshuar në Tiranë duke protestuar për të drejtat në punë, ndërsa kërkojnë paga më të larta.
Duke mbajtur në duar pankarta ata kanë bërë thirrje për kushte më të mira pune dhe masa shtesë nga qeveria për menaxhimin e krizës.
“Paga minimale dueht të jetë 430 mijë lekë. Mendoj se masat e marra nga qeveria për menaxhimin e krizës janë të pamjaftueshme”, shprehet një protestuese.