-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi ekskluziv/ Shoferi dhe faturino: Si fluturuam nga autobusi në Lanë, kujtova se po ziheshin gratë

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Dy net më parë Tirana u trondit nga pamjet e aksidentit të autobusit të Unazës që doli nga rruga dhe përfundoi mbi Lanë duke u shndërruar në “urë”. Fatmirësisht gjithçka u mbyll pa viktima.

Shoferi, faturino i autobusit me një qytetar që po udhëtonte me urban dhe shoferi me pasagjerin e “Benz”-it që përfunduan poshtë rrotave të “Green Line” u lënduan lehtë.

Por si e kujtojnë shoferi i urbanit Muhamet Kyçyku dhe faturino Agim Kastrati momentin e aksidentit?

I kontaktuar nga “5pyetjet.al”, shoferi Muhamet Kyçyku e cilëson mrekulli si përfundoi aksidenti.

“Jam mirë tani. Nga spitali dola atë natë që ndodhi ngjarja nga ora 01:30 e mëngjesit. Më shoqëruan në polici, dhashë dëshminë dhe tani jam mirë”, tha ai.

Por si e kujton ai aksidentin? “Ishte momenti sa dola nga stacioni dhe po futesha në korsinë tjetër, ndodhi ajo që ndodhi. Gomat ishin në rregull”, tha ai.

Por çfarë mendon ai, a duhet lënë atje autobusi, si instalacion? “Të bëjnë çfarë të duan”, u shpreh shkurt shoferi duke dashur të harrojë sa më shpejt atë që ndodhi.

Edhe faturino Agim Kastrati ishte mes të lënduarve. “Tani jam mirë, me disa shqetësime të vogla”.

Si ndodhi? “Nga fundi kalova në mes të autobusit, se nuk kisha ku të mbahesha. Më kapi pa përgatitur. Nuk e di si ndodhi. Autobusi nuk ishte me shpejtësi. Ishte e shkruar. Nuk mbaj mend si ndodhi. Mendova se ishin gratë që po ziheshin. Se gratë bëjnë llafe nëpër autobusë. Kishte ulërima”.

Ndryshe nga shoferi, ai thotë se autobusi duhet lënë aty si instalacion. “Mirë është me e lënë aty. Ajo është mrekulli, si ndodhi dhe si përfundoi aty” deklaroi ai te “5pyetjet.al“.

Një pjesë e qytetarëve dhe disa artistë kërkojnë që autobusi të qëndrojë aty si instalacion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit