Shërbimi Shtetëror i Emergjencave ukrainase publikoi në rrjete sociale fotografi të dronit zbulues rus, i cili shihet i rrëzuar në tokë. Autoritetet ukrainase gjithashtu nuk kanë hezituar të tallen me rusët.
“Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave a jeni atje? A i keni zbuluar tashmë të gjitha zjarret në pyjet e Siberisë, kur vendosët të lëshoni dronët tuaj mbi rajonin e Donetskut? A i sollën mbeturinat tuaja?”, pyetën ata.
“Ju kujtojmë! Gjatë erërave të forta, nuk rekomandohet të ecni nën tabela, të qëndroni pranë pemëve të larta (veçanërisht plepave) dhe linjave të energjisë elektrike, ose të lëshoni drone zbulimi mbi vende të tjera. Respektimi i këtyre rregullave të thjeshta do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve dhe kontributi juaj në këtë luftë do të shkojë në koshin e plehrave të historisë”, u thanë ukrainasit rusëve.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase kanë pohuar se kanë vrarë edhe një gjeneral rusë, të dhjetin me radhë që prej agresionit rus në Ukrainë.