Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar tashmë më shumë se 1,000 tanke ruse, gati 200 avionë rusë dhe pothuajse 2,500 automjete të blinduara luftarake.
Pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, tha Zelensky.
Sigurisht që pushtuesit kanë ende pajisje në magazinë. Po, ata kanë ende raketa për të goditur territorin tonë”, shtoi ai. “Por kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të planifikojnë (të kenë) edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë.”
Më 9 maj, Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar dorëzimin gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Rusia ka humbur tashmë më shumë se 23,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit. CNN nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.
Rusia ka lëshuar në mënyrë sporadike shifra të viktimave që janë të ulëta dhe të cilat vëzhguesit i konsiderojnë si një nënvlerësim masiv. Dy ditë përpara përditësimit të Rusisë, dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s vlerësuan se numri i ushtarëve rusë të vrarë në aksion në Ukrainë ishte midis 7,000 dhe 15,000. Përafërsisht në të njëjtën kohë, zyrtarë të tjerë amerikanë i kishin vendosur humbjet ruse në një interval të ngjashëm midis 7,000 dhe 14,000 ushtarë rusë të vrarë por ata shprehën “besim të ulët” në këto vlerësime.