-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori ukrainas në Berlin: Filloi lufta e tretë botërore

Kryesoret

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk u shpreh se lufta e tretë botërore tashmë ka filluar. “Duhet të jesh në gjendje të qeshësh, përndryshe çmendesh. Por tani e kam shumë të vështirë. Si të gjithë ukrainasit, kam shumë net pa gjumë duke u shqetësuar për krimet e tmerrshme të luftës që rusët po kryejnë në atdheun tim.

Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar. Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës prek të gjithë, përfshirë gjermanët, edhe pse ende jo ushtarakisht. Të gjithë duhet të jenë të qartë: Putini dëshiron një rend të ri botëror imperialist me një NATO më të vogël, të cilës Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia nuk i përkasin më. Putini po e bën këtë luftë asgjësimi kundër gjithë Perëndimit, kundër sistemit tonë të vlerave.

Për Putinin, Gjermania ka qenë prej kohësh palë në këtë luftë. Kushdo që dëshiron ta parandalojë përshkallëzimin e luftës së tyre, duhet të na ndihmojë tani… Një fitore ruse në Ukrainë do të ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte Gjermanisë. Për ta mposhtur Rusinë, ne kemi nevojë për armët më moderne gjermane”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit