-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bajrami bën bashkë politikën: Të përqafojmë njëri tjetrin

Kryesoret

Festa e Fiter Bajramin ka bërë bashkë sot edhe politikanët, që kanë ulur “armët” duke uruar për paqe, harmoni dhe përqafim mes njëri tjetrit.

Kreu i shtetit, Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe shumë figura të tjera ishin në zyrën e KMSH-së për t’i përcjellë urimet kryetarit Bujar Spahiu.

“Ju uroj të gjithë besimtarëve tanë që Zoti tua shpërblejë të gjitha sakrificat që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe ti uroj paqe, shëndet, mbarësi.

Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton të forcojmë më tej ndjenjën e solidaritetit dhe harmonisë. Të jemi më pranë të gjithë atyre që janë në kushte më të vështira”, u shpreh Meta.

Edi Rama i uroi besimtarët përmes Facebookut me pamjet e xhamisë së Mulletit. “Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”.

“Të largohen nga veset dhe të afrohet te virtyti. Ta shikojmë njeri tjetrin në sy, ta shikojmë dhe përqafojmë. Gëzuat dhe mbarësi” ishte mesazhi i Enkelejd Alibeajt.

“Të harrojmë të shkuarën, të mësojmë nga gabimet dhe të ecim përpara” kërkoi Monika Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit