Mëngjesin e 2 majit Korça është tronditur nga një krim në familje, ku nëna prej një muaji kishte futur foshnjën në valixhe. Për pasojë foshnja e porsalindur kishte ndërruar jete.
Ngjarja e rëndë ka tronditur edhe banorët përreth.
Fqinjët kanë pohuar se gruaja vuante nga probleme mendore, por ata nuk ishin në dijeni se ajo ishte shtatzënë.
“Nuk e dija që ishte shtatzënë, nuk e kam parë, vuante nga probleme mendore, nuk dilte shpesh nga shtëpia. Nga hyrja nuk dilte, nuk e shikoja, ka dhe një fëmijë të rritur. I shoqi e dimë se është në Greqi, vinte shikonte djalin”, është shprehur një prej banoreve.