Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku nëna lindi fëmijën dhe më pas e futi në valixhe.
Bashkëshorti i 40-vjeçares, Klodian Hasimllari ka dëshmuar në komisariatin e Korçës.
Ai ka treguar se ishte tronditur nga ajo që kishte parë, duke theksuar edhe njëherë që nuk ishte i sigurte nëse foshnja ishte i tij.
“I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu, “Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s,jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë.”, tha Hasimllari.
Më tej ai vijoi duke theksuar faktin se gruaja e tij i fliste gjithmonë në vetën e tretë, duke përmendur emrin e saj pa ditur se po përmendte emrin e vet.
“Thoshte që “M…” (emri shkurt i 40 vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë.”
Burime nga polica dhe mjekja kanë pohuar se gruaja vuante nga probleme mendore.