Mbrëmë në orën 19:35 në Kosovë një veturë në lëvizje ka kaluar jashtë rrugës dhe është aksidentuar, si pasojë shoferi i saj ka vdekur.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Softaj të Ferizajt, njofton policia. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg.