Në kërkim të kreut të ri të shtetit. Të mërkurën nisin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në orën 12:30, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Për këtë Partia Socialiste ka propozuar datën 10 maj për zhvillimin e një seance të posaçme, ndërsa Partia Demokratike ende nuk është shprehur për një datë të caktuar.
Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari.
Në fund nëse nuk gjendet emri konsensual kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë 71 vota, që PS i ka e vetme.