-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abramovich nuk ia fal borxhet Cheslea-t, shitja e klubit londinez drejt dështimit

Kryesoret

Procesi i shitjes së Chelsea-t, mund të hasë një pengesë të madhe. Sipas “Times”, Roman Abramovich është tërhequr nga premtimi për të anuluar një borxh prej 1.6 miliardë paundësh (më pak se 2 miliardë euro) që klubi ka ndaj tij, lidhur me investimet gjatë viteve të presidencës së tij

Manjati rus ka informuar tashmë qeverinë britanike dhe blerësit e mundshëm për gatishmërinë e tij për të ristrukturuar metodën e shitjes, duke përfshirë pagesën e borxhit nga kompania që kontrollon klubin, Fordstam Limited, ndaj Camberley International Investments, gjithashtu e lidhur me manjatin rus.

Ministrat e qeverisë “Johnson” janë të shqetësuar nga kjo situatë, pasi pronari aktual i Chelsea-t është nën sanksione dhe në Londër do të dëshironin që të gjitha të ardhurat nga shitja të përdoren për qëllime bamirësie, duke përfshirë mbështetjen për viktimat e luftës në Ukrainë.

Ditët e fundit, një grup i drejtuar nga bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly, kishte hyrë në negociata për blerjen e klubit londinez, duke fitua përparësi në garë ndaj dy grupe të tjera të lidhura me botën e sportit amerikan: atë të drejtuar nga Stephen Pagliuca, bashkëpronar i Boston Celtics etj.

Afati i fundit për mbylljen e shitjes së Chelsea-t është caktuar data 31 maj (kur skadon licenca e dhënë nga qeveria për administrimin e zakonshëm) dhe më 8 qershor është planifikuar një takim i Premier League-s për të përvijuar sezonin 2022/23. Blutë rrezikojnë edhe të përjashtohen, nëse nuk arrijnë të marrin licencën e re.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit