-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet gara për postin e kryetarit të PD-së, kush do guxojë ta sfidojë Berishën?

Kryesoret

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur afatet për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie.

Kandidaturat për kreun e ri të PD do të nisin të pranohen nga dita e sotme dhe afati përfundimtar për kandidatët do të jetë data 7 maj, ora 12:00.

Kandidati duhet të dorëzojë kërkesën me shkrim ku shfaq interesin për kandidim, CV-në dhe formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës, dekriminalizimit.

Zgjedhjet për kreun e PD, me vendim të Kuvendit Kombëtar të 30 prillit do të mbahen në 22 maj.

Pyetja që shtrohet është se kush do ta sfidojë Sali Berishën në këtë garë? Mbetet për t’u parë nëse do të ketë kandidatë përballë tij.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

  1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit