-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Johnson njofton paketën 300 milionë euro për Ukrainën

Kryesoret

Kryeministri Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë në javët e ardhshme si pjesë e një pakete mbështetjeje prej 300 milionë euro.

Boris Johnson u thotë deputetëve ukrainas se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa kundër anijeve Brimstone dhe sisteme anti-ajrore Stormer, së bashku me automjete të blinduara, për të evakuuar civilët nga zonat e sulmuara dhe për të mbrojtur zyrtarët.

Paketa mbështetëse do të përfshijë radarë për të identifikuar artilerinë që bombardon qytetet ukrainase, drone të rëndë për të furnizuar forcat ukrainase dhe mijëra pajisje për shikimin e natës, shton Johnson.

Ai thotë se kjo do të ndihmojë qëllimin afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për të “fortifikuar Ukrainën në mënyrë që askush të mos guxojë t’ju sulmojë përsëri”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit