-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ende nuk i kam dorëzuar dokumentet për garën e kryetarit

Kryesoret

Në konferencën e sotme për media, ish lideri i PD-së, Sali Berisha është pyetur nëse është bërë gati për të hyrë në garën për kryetarin e partisë.

Ai është shprehur se ende nuk i ka dorëzuar dokumentet.

Berisha: Akoma nuk i kam depozituar dokumentet, sot u njoftova për vendimin e Komisionit, por unë do të zbatoj afatet.

Gazetari: Pra do të kandidoni?

Berisha: Asgjë nuk the me këtë, këtë e kam thënë unë shumë herë.

Nga ana tjetër ai ka thënë se edhe deputetët, të cilët nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit të 30 prillit, mund të kandidojnë për të drejtuar PD-në.

“Deputet pa përjashtim janë anëtar të Këshillit Kombëtar, atë që mund të garantojë unë është që, çdo votë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Kryesi dhe për të tjera çfarë do zgjidhet, do të tregohet para kamerave si votat e Kuvendit,” ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit