Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç sot nga Greqia ka folur për takimet që do t’i ketë nesër në Berlin, një me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe tjetrin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.
“Nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiç. Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Lajcak do t’i presë në një darkë informale të përbashkët Kurtin e Vuçiqin, pasi të dy liderët të kenë përfunduar takimet e tyre me kancelarin gjerman.