Rusia ka intensifikuar sulmet në territporin ukrainas, madje pasditen e së martës ushtria e Putin ka goditur edhe qytetin e Lvivit, i cili ndodhet në Perëndim të Ukrainës.
BBC raporton se sulmet ruse kanë goditur objektiva që ndodhen vetëm 50 kilometra nga kufiri me Poloninë.
Lajmi i fundit është konfirmuar edhe nga kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi. Qyteti i Lviv ka qenë një nga më të sigurtit në Ukrainë, por kohët e fundit, Rusia ka kryer disa sulme aty, me pretendimet se është duke goditur armët që vijnë nga Perëndimi.