22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja e Zelenskyt për ndalimin e turistëve rusë, Balla: Do jemi në valën e parë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se do i përgjigjen thirrjes së presidentit ukrainas, Zelensky për ndalimin e turistëve ruse për të pushuar në brigjet shqiptare nëse do të ketë një koordinim me aleatët për të vendosur këtë sanksion. Më pas, Balla sulmoi Sali Berishën.

“Kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë të vendosë çdokush, por në Shqipëri politikanë që e kanë mbyllur kapitullin të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë dhe nuk janë pjesë e strategjisë së koordinuar mes të gjitha vendeve.

Do të kërkoja që të merrmi me gjëra serioze dhe jo tullumbave populiste, të ndonjë politikani që i ka mbaruar koha. Berisha nuk ekziston për mua dhe nuk i përgjigjem ndonjë pyetje që ka brenda Berishën.

Në fjalën e kryeministrit Rama besoj që keni një përgjigje të saktë në koordinimin me aleatët tanë. Ne jemi të gjithë me Ukrainën dhe hapat janë ndërmarrë në funksion të mbështetjes. Nëse edhe ky sanksion do të konsiderohet, Shqipëria do të jetë në valën e parë të hapave që dëmtojnë ekonominë ruse dhe agresorin” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit