-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e 26 vjeçarit në Suharekë, gjendet kallash afër shtëpisë

Kryesoret

Faton Haxhaj, një 26-vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës ka vdekur dje. Ai ishte dërguar në Urgjencën e Suharekës me plagë të rënda trupore, të cilave s’ka arritur t’ju mbijetojë. Afër shtëpisë së tij, policia ka gjetur një kallash. 

“Vdekje e dyshimtë”, është cilësuar nga Policia vdekja e 26-vjeçarit nga fshatit Greikoc i Suharekës.

Ai ishte pranuar në Qendrën e Urgjencave të Suharekës rreth orës 15:05, me lëndime trupore që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit. Këtyre plagëve s’ka mundur t’ju mbijetojë i riu. E kur Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, afër shtëpisë së viktimës është gjetur një kallash.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Gashi.

Pas vdekjes së tij, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ajo ka zbuluar se 26-vjeçari ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Bytyqi e cila vjen nga kjo komunë shtoi se Haxhaj ishte djalë punëtor e aktivist i pashembullt.

“Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës. Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Për rastin ka reaguar edhe i pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj tha se Haxhaj ishte prej djemve të rrallë, të cilit ia admironte energjinë për jetën.

“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën. E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj. Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen. Ngushllime Familjes Haxhaj”, ka shkruar Muharremaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit