Një shpërthim ka goditur një fabrikë armësh në Rusi, që përdoret për prodhimin e raketave artilerie, duke vrarë dy persona.
Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, postoi në Twitter pamjet që ai pretendonte se tregonin fabrikën e armëve në Perm, 700 milje në lindje të Moskës duke u djegur, duke pretenduar se një shpërthim ‘i fuqishëm’ e kishte goditur atë.
Rusia pranoi se një zjarr kishte ndodhur në fabrikë rreth orës 20:00 të së dielës, por nuk tha se çfarë e shkaktoi ‘aksidentin’.
Fabrika Perm përdoret për të prodhuar raketa për sistemet e artilerisë ruse të llojit që përdoren për të bombarduar qytetet dhe trupat ukrainase.
Shpërthimi erdhi pasi Ukraina publikoi sot pamjet që tregojnë tanket polake që mbërrijnë në vend ndërsa përgatiten për t’u bashkuar me luftën në Donbas.