-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky mbyll fjalimin, deputetët ngrihen në këmbë dhe e duartokasin

Kryesoret

Presidenti Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim këtë të martë me anë të një video konference në Kuvendin e Shqipërisë për situatën aktuale në Ukrainë.

Pasi mbaroi fjalimin të gjithë deputetët në Kuvend u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën presidentin Ukrainas.

Ai falenderoi Shqipërinë për pozicionimin e saj të qartë kundër Rusisë si edhe për ndihmat e ofruara nga vendi ynë për Ukrainën.

Lideri ukrainas foli për situatën në vendin e tij dhe nevojën për më shumë mbështetje humanitare dhe armatime për të cilat ka nevojë ushtria në përballimin e Rusisë.

Shqipëria ka shprehur që në fillim të luftës hapur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, ndërsa ishte edhe bashkëpendambajtëse me SHBA  në rezolutën e miratuar nga OKB-ja mbi Ukrainën.

Gjithashtu përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ambasadori Ferit Hoxha ka dënuar masakrën që po bën Rusia në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit