Një burrë nga Prishtina ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, pasi ka kuptuar se ajo ishte në lidhje me një person.
Në raportin policor thuhet se vajza është dërguar në strehën e viktimave të dhunës në familje.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, femër kosovare. Dyshohet se ajo ishte në lidhje (dashurie) me një person. Me vendim të prokurorit, vajza u dërgua në një strehë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.