-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i Bundestagut: Vuçiç sot në Berlin merr pozicionin e qartë të Gjermanisë

Kryesoret

Deputeti i Bundestagut dhe kryetar i këshillit për Ballkanin Perëndimor në parlamentin gjerman, Josip Jutaroviq konsideron se presidenti i Serbisë sot në Berlin do të marrë qëndrimin e qartë të Gjermanisë.

“Olaf Scholz është dikush që mendon çdo fjali para se ta thotë, dikush që është i qetë dhe i barabartë… Nuk besoj se Vuçiç do të ketë ndonjë bisedë të pakëndshme, por do të ketë një qëndrim të qartë të një kancelari i cili nuk bën manovrim por e thotë qartë atë çfarë pret. Kjo është ajo çfarë Gjermania thekson, kjo do të përcillet dhe do të jetë mjet i matjes për bashkëpunimin e ardhshëm midis Serbisë dhe Gjermanisë”, ka thënë Juratoviq për portalin N1.

Ai thekson se janë të ndërgjegjshëm se Rusia në çdo rast po e përdor në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Lufta është një realitet, nuk është vetëm e kaluara e shekullit të 20-të dhe ne duhet të kujdesemi për sigurinë e BE-së, dhe Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm këtu. Ai nuk është ende pjesë e BE-së, ka ende shumë probleme në rajon dhe kjo duhet të rregullohet ashtu që Ballkani Perëndimor të mos jetë rrezik për Evropën”, ka thënë Juratoviq.

Gjermania gjithmonë ka pasur qëndrim të qartë ndaj rajonit dhe gjithmonë ka synuar të krijojë paqe dhe stabilitet në rajon, gjegjësisht të rregullojë shoqërinë në mënyrë që të ketë një shans real për të hyrë në BE.

“Mendoj se Serbia më në fund duhet të vendosë në cilën anë është. Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige. Në fund të fundit, nuk është vetëm në interesin e Gjermanisë, mendoj se vetë Putini funksionon në atë mënyrë dhe mendoj se ai mund të citoj Churchillin i cili dikur kishte thënë – nuk është problem të jesh neutral, është e rëndësishme që të jesh neutral në anën e duhur. Nëse Serbia është në rrugën drejt BE-së dhe dëshiron të jetë në BE, atëherë duhet ta dijë se ajo duhet të jetë pjesë e atyre vlerave të BE-së në të cilat është themeluar. Dhe pikërisht këto vlera janë cenuar në Ukrainë”, tha Juratoviq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit