Një 52-vjeçare nga Elbasani i ka dhënë fund jetës këtë të mërkurë duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Vullnetari”. Fatbardha Likrama pasi nuk duroi dhunën e ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrra, mësohet se ishte pajisur me urdhër mbrojtje vetëm dy netë më parë.
Dje ajo e kaloi natën tek e motra ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e Fatbardhës.
Mësohet gjithashtu se ajo banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.
“Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.
Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.