Për pesë ditë, nga data 29 prill deri më 3 maj 2022, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 1,090 pacientë.
Prej tyre, 117 raste që kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidentëve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejshëm në klinikat kirurgjikale dhe Mjekim Intensiv, 117 pacientë.
“Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente, në sallat e Klinikës Emergjente.
Janë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore emergjente nga ana e stafit kujdestar të Klinikës Emergjente dhe klinikave tjera që kryejnë shërbime në kuadër të kujdestarive në këtë klinikë”, njoftojnë autoritetet.