Këngëtarja e Kosovës, Fjolla moria është arrestuar sërish ditën e sotme në Prishtinë, dhe ende nuk dihet arsyeja.
Fjolla Morina është arrestuar edhe përpara tre vitesh, në 19 shtator të 2019, teksa po kalonte kufirin shqiptar me dy armë zjarri me vete.
Përveç saj janë arrestuar edhe dy personat të tjerë që po udhëtonin me të. Këngëtarja me banim në Prishtinë po udhëtonte me F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe Fisnik Sula, i cili është edhe bashkëshorti i këngëtares, 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Policia ka gjetur në makinë tip “Audi” me të cilin po udhëtonin një pistoletë tip “Zoraki”, 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak.
Po ashtu dy vite më vonë në korrik të 2021, ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës në lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës.
Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.
Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.
Ajo që bëri më shumë bujë ishte dasma e saj me Fisnik Sulën që zhvillua gjatë kohës që kjo e fundit ishte me arrest shtëpie.