Inspektorati i punës në raportin vjetor të vitit 2021 konstaton se transporti dhe kompanitë “call center” janë dy nga sektorët me numrin më të lartë të punonjësve të pasiguruar ose me paga nën minimale.
Në sektorin e transportit, përfaqësuesit e shoqatës thonë se jo të gjitha kompanitë tregohen korrekte me zbatimin e kontratave individuale.
Sa i përket sektorit të “call center”, përfaqësues nga sindikata thonë se shumë kompani ofrojnë punë sezonale, për të cilat nuk paraqesin asnjë lloj kontrate.
Për të shmangur detyrimet tatimore shumë nga këto kompani ndryshojnë strategjinë e funksionimit, që nga ndryshimi i emrit e deri te largimet kolektive nga puna. Një tjetër sektor problematik mbetet edhe turizmi, po për shkak të punës sezonale gjatë vitit.