Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas transmetimit të rastit të shefit të Komisariatit të Divjakës, i cili “ngacmonte” një kandidate për police burgu dhe i kërkonte asaj që t’i prezantonte “ndonjë shoqe”.
Braçe shkruan se ai priste që drejtuesi i policisë të kapë hajdutët e telave të energjisë, por ai merret me kërkesa për favore seksuale.
“Ne Divjake kjo?! Dhe une kerkoj te kapin hajdutet e telave te energjise!! Shefi qenka i zene shume! Turp e neveri”, shkruan Braçe.
Shefi Krimeve, Lorenc Braho gjatë kërkesës së njërës prej konkurrenteve që donte të bëhej gardiane burgu, ai ka kërkuar favore për t’i gjetur të dashur.
Braho u pezullua nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.