Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Bulevardi”, duke goditur një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.
Është arrestuar 27-vjeçar me iniciale K.L, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë në Tiranë. Policia ka sekuestruar të gjithë sasinë e lendeve narkotike.
Njoftim
K. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. L., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.