Prej datës 1 maj shërbimet e administratës kanë kaluar online. Kjo risi duket se nuk është mirëpritur nga një pjesë e qytetarëve në Elbasan, Shkodër dhe Fier, të cilët u shprehen se e kanë të pamundur të aksesojnë online.
Kjo për shkak se një pjesë janë të moshuar dhe nuk kanë akses në internet apo aparate celulare.
“Të gjej një mënyrë që zyrat ti bëjnë këto veprime, ka mundësi babai im i sëmurë të bëjë këto gjëra. Nuk ka telefon ai, do bredhi ai? Skon atje nuk ta japin”, u shpreh një qytetarë.
Aktulaisht në zyrën e ADISA-s në Elbasan është krijuar një radhë e gjatë me qytetarë, të cilët nuk marrin shërbim në këto zyra ndërsa shprehen të revoltuar se nuk dinë se si të veprojnë.
Kryeministri Edi Rama tha më herët se mbyllja e këtyre sporteleve synon shmangien e rryshfetit dhe vonesave në marrjen e shërbimit nga ana e qytetarëve.
Rama tha se është i vetëdijshëm që në fillim, qytetarët do të kenë disi vështirësi në shkëputjen nga shërbimi në sportele.