-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i mbrojtjes Mehaj: Kosovës i duhen 20 mijë rezervistë vullnetarë

Kryesoret

Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Shërbimi i obligueshëm ushtarak ka qenë premtim elektoral që në qeverinë Kurti I, a ka pasur lëvizje në këtë drejtim për zhvillimin e kësaj ideje”, pyeti ai.

Me këtë rast ministri Mehaj deklaroi se është duke u punuar për krijimin e një ligji të ri, për rezervistët ushtarakë në baza vullnetare.

“Së pari të ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhen çdo veprim me strategjinë. Përmes nevojë se ndryshimit të strategjisë së sigurisë aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore për shërbim ushtarak, një vlerësim që do të bëhet, por unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen Kosova duhet të ketë një rezervë vullnetare prej 20 mijë persona që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë stërvitjet e veçanta brenda vitit. Unë kam parë mundësinë se si është mundësia e lëndës së Sigurisë, Mbrojtjes dhe Paqes në shkolla që të ketë një edukim prej një moshe, që e jep njeriu ndihmën e parë, si duhet të reagohet në tërmet, etj etj. Të gjitha janë në harmonizim me strategjinë e Sigurisë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit