-sidi education-spot_img
25.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hepatiti akut, mjekët: Këto janë simptomat që shfaqen te fëmijët

Kryesoret

Teksa në 13 vende të ndryshme ka mbërritur hepatiti akut që sipas specialistëve është disi misterioz, në vendin tonë ende s’ka asnjë rast të fëmijëve të prekur. Mjekja pediatre, Sonila Brati tregon dy nga shkaqet që po studiohen që janë adenoviruset apo pasojat e Covid-19.

“Aktualisht në ISHP prej 10 ditësh ka ngritur alarmin por nuk raportohet asnjë rast, thuajse zero. Pavarësisht se në vendet fqinje ka raste me këtë gjë, mendohet që janë adenoviruse dhe e dyta, pasojat e post-Covid-19. Kryesisht mosha nga 1-17 vjeç janë më të prekurat, por mes tyre mosha 3-5 vjeç”.

Duke qenë se disa nga simptomat e hepatitit akut janë gastrointestinale, Brati thekson se prindërit duhet të kenë kujdes edhe nga disa simptoma të tjera.

“Gastrointerite kemi, por duhet të kenë prindërit diçka të qartë, nëse simptomat zgjasin më shumë se 1 javë apo 10 ditë, fëmija ka ndjesi të vjelli, të vjella, dhimbje barku, shpeshherë lodhje të  pajustifikueshme, pa temperaturë, dobësi të përgjithshme dhe zverdhje,  e cila është e fundit që shfaqet, duhet të paraqiten te mjeku”.

Hepatiti akut lidhet me problemet apo inflamacionin e mëlçisë, mund të jetë i rëndë dhe po ashtu mund të çojë në dëmtim të menjëhershëm të këtij organi jetësor./ Klan News

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit