-sidi education-spot_img
19.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përsiatje mbi ligjërimin racist

Kryesoret

Nga Arben Iliazi

Shkrimtarja dhe studiuesja e njohur ruse Elena Kostiukoviç, ka hulumtuar rrënjët kulturore që na sollën tek konflikti Rusi-Ukrainë. Libri i saj i fundit “Në mendjen e Vladimir Putinit”, është një analizë e situatës katastrofike në të cilën gjendet sot Rusia, duke u nisur nga disa koncepte kyçe të mendimit postsovjetik, siç është ai i “Russkij Mir”, Botës Ruse, një shtet ideal ku të bashkohen të gjithë popujt rusë “gjenetikisht superiorë” ndaj të tjerëve.  Kostiukoviç thotë se  ideologjia e Putinit bazohet në falsifikimin e historisë, paranoja, dhe tek një përzierje mitesh të shkëputura nga konteksti.

Pra Kostiukoviç shpjegon në këtë libër, se deliri i presidentit Putin bazohet në konceptin e racës dhe historisë, që kanë mbizotëruar në të kaluarën dhe vazhdojnë të mbizotërojnë edhe sot. Putin lufton për legjitimitetin e konceptit të racës, duke e kthyer këtë fjalë në tabu. Duke premtuar “denazifikimin” me metoda naziste, ligjërimi racist kulmon me nazizmin dhe barbarinë e luftës në Ukrainë, që ka për qëllim shkatërrimin e një bashkësie kombëtare dhe kolonizimin e saj.

Konfliktet e mëdha nuk janë konflikte racash, por besimesh dhe kulturash. Filozofi francez Joseph Ernest Renan (28 shkurt 1823 – 2 tetor 1892), shprehej se “njeriu nuk i përket as gjuhës as racës së vet. Ai nuk i përket vetëm vetes së tij, sepse është një qënie e lirë, domethënë një qënie e moralshme”. Më 9 maj Putin pritet të shpallë ngadhnjimin pas luftës, triumfin e një “epoke të re” dhe të një “rendi të ri botëror”, por kjo do të shënojë fundin e aventurës së tij, të frymëzuar nga egoizmi i shenjtë dhe njëherësh demaskimin e tij më të ashpër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit